Sport

Vedat Muriqi: Sarri është një ndër trajnerët më të mirë në botë


Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur shkurt rreth aventurës së tij te Lazio, trajnerit Maurizio Sarri dhe bashkëlojtërave nga kombëtarja e Shqipërisë.

Muriqi, dy vitet e fundit nuk ka kaluar një periudhë të mirë, i goditur shumë nga dëmtimet e panumërta që ka pësuar.

Së fundmi, në një deklaratë për media, ai u shpreh rreth kohës së tij te klubi italian.

“Nuk jam stërvitur mirë këto dy vitet e fundit, përpos lëndimeve, u godita edhe nga COVID-19”.

“Po punojmë mirë në kampin stërvitor”, tha Muriqi.

“Çdo ditë po ndihem më mirë dhe do të jem i gatshëm për sezonin e ri”.

Për trajnerin e ri të klubit, Maurizio Sarri, Muriqi ka përshtypje shumë të mira.

“Zotëri Sarri flet me të gjithë, por ne nuk kishim asnjë bisedë private”.

“Nuk ka nevojë për ndonjë bisedë sy me sy, por, do të isha shumë i lumtur nëse ndonjëherë vjen jo mundësi”.

“Trajneri jonë është person i sinqertë. Shpresoj që do të arrijë t’i ttregoj kualitetet e mija, kualitetet e Muriqit të vërtetë”.

Për fund, ai u shpreh edhe rreth dy bashkëlojtarëve nga kombëtarja e Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj.

“Me Strakosha-n isha së bashku në kombëtarn U-21 të Shqipërisë”.

“Hysaj, në anën tjetër, është futbollist i mirë”.

“Ai e njeh shumë mirë trajnerin, dhe besoj që do të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër”.

“Sarri është një ndër trajnerët më të mirë në botë”, e mbylli Muriqi.

Lazio ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, me Muriqin që tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore