Lajme

Vdes një polic nga aksidenti në Kamenicë


Ilustrim.

Një polic ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të hënën në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal, por që zyrtari policor nuk ka mbijetuar.

“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”.

Ai ka sqaruar në aksident janë përfshirë dy vetura, një civilë dhe një e Policisë së Kosovës.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur “Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka deklaruar ai për AP.

Në vendin e ngjarjes është thënë se kanë dalur të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore