Lajme

Vdes një person në Prishtinë, bie nga lartësia ku po punonte


Ilustrim.

Një qytetar, punëtor i ndërtimtarisë, ka ndërruar jetë në Prishtinë, pas rrëzimit të në një prej punishteve në lagjen Lakrishtë.

Në fillim dyshohej se i njëjti ishte lënduar rëndë, ndërsa më vonë është konstatuar vdekja.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Viktima mashkull, nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Borovci, bëri të ditur se policia është duke u marrë me sqarimin e rrethanave të rastit.

“Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevantë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore