Lajme

Vdes një 26 vjeçar në Ferizaj, Policia nis hetimet


Policia e Kosovës.

Një 26 vjeçar ka humbur jetën të dielën në Ferizaj, pasi ka rënë nga terasa e katit të tretë të një objekti banesor.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-të të një objekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”.

“Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet”, tha ai.

Ndër të tjera ai sqaroi se nga hetimet e para janë mësuar edhe disa detaje të tjera nga vdekja e viktimës.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë”.

“Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore