Lajme

Vdes edhe një person pas sulmit me armë në Vushtrri të dielën


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që ndodhi të dielën e 29 tetorit në Vushtrri.

Ai po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ishte plagosur rëndë të dielën me armë zjarri.

“Në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për Obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të dielën, një person kishte mbetur i vrarë e dy të tjerë ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri.

Ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë AK-47.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore