Sport

Vazhdon Liga e Kampionëve: Derby della Madonnina luan gjysmëfinalen e parë


Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe këtë të mërkure, ku shikuesit do të mund ta shohin “Derby della Madonnina”, apo derbin e qytetit mes Milan-it dhe Inter-it.

Dy skuadrat e qytetit të modës do të ballafaqohen ne “San Siro” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare, ndeshje në të cilën Milan-i është vendas.

Milanistët aktualisht janë në “ankth” duke pritur përgjigje për yllin e tyre, Rafael Leao-n, i cili me shumë gjasë nuk do të startojë sot.

Ndërkohë, te skuadra e Inter-it, tashmë siç dihet vazhdon të mungojë Milan Skriniar, kurse në dyshim janë Danilo D’Ambrossio dhe Robin Gossens.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje me formë pozitive, pa humbje nga pesë ndeshjet e fundit, duke marrë dy fitore dhe tri barazime.

Ndërkohë, zikaltrit janë në një formë shumë më të mirë, të cilët kanë korrur pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Sa i përket ndeshjeve direkte, dy rivalët janë përballur tre herë në këtë sezon, dy herë në Serie A dhe njëherë në Superkupën e Italisë. Milan-i ka një fitore në kampionat, ndërsa dy të tjerat i kanë takuar Inter-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore