Shqipëria

Varhelyi: Kriza e paparë, kërkon veprim të paparë


Oliver Varhelyi

Një krizë e pa ndodhur më parë po mbretëron tani sa i përket mungesë së energjisë elektrike, prandaj Bashkimi Evropian do të ndërmarr masa të papara që të ndihmojë miqtë në Ballkanin Perëndimor, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Krizat e paprecentë, duhet veprim i paprecentë dhe ne do qëndrojmë pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka pohuar Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka treguar se ka zhvilluar biseda telefonike me të gjithë ministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe u ka ofruar atyre mbështetje.

“Sot kam biseduar me ministrat e Ballkanit Perëndimor të Energjisë rreth sfidave që ata kanë nga krize energjetike. Dëgjova kërkesat e tyre dhe diskutuam si do të ndihmojë Evropa”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga diplomati hungarez.

Ai ka përsëritur se “në kohë të paprecenta ne jemi aty për partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor”.

Siç ka treguar Varhelyi, në biseda me ministrat ka diskutuar gjithçka lidhur me energjinë, nga “nevojat e menjëhershme, afat-mesme dhe afat-gjata” dhe gjithashtu edhe për “diversifikimin e energjisë, efikasitetin, burimet e rinovuese, ndërlidhjen e elektricitetit, gazin natyror dhe interkonektorët”.

Kriza për energji elektrike është e madhe gjithandej nëpër rajon, por ajo ka goditur më shumë Kosovën.

Me termocentrale të vjetruara dhe pa aranzhime paraprake për blerje të energjisë në tregjet ndërkombëtare, Kosova ka qenë vendi i vetëm gjatë verës që ka pasur reduktime. Ato po vazhdojnë në disa pjesë të Kosovës dhe dimri është paralajmëruar si mjaft i vështirë sivjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore