Sport

Valentino Rossi do të i jap fund karrierës së tij në MotoGP në fund të sezonit


Nëntë herë kampioni i botës, Valentino Rossi ka njoftuar se do të tërhiqet përfundimisht në fund të sezonit të MotoGP.

Duke folur në një konferencë shtypi para se të fillojë gara e “Styrian Grand Prix”, 42-vjeçari italian tha “është një moment shumë i trishtuar”.

Rossi, karriera e tij në “Grand Prix” ka zgjatur 25 vjet, është motoristi i vetëm në histori që ka fituar Kampionatin Botëror në 125cc, 250cc, 500cc dhe MotoGP.

“Është e vështirë të thuash dhe të dish se vitin e ardhshëm nuk do të garoj me motor”, ka thënë Rossi.

Nga shumë fansa ai konsiderohet si më i madhi i të gjitha kohërave, dhe padyshim MotoGP nuk do jetë e njejtë pa të.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore