Të gjithë ishim mësuar të shihnim Valdete Dakën sa herë përmendeshin zgjedhjet në Kosovë.
Për 11 vite rresht ajo ushtroi detyrën e Kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor. Këtë punë ajo do ta vazhdone edhe për katër vite, sa i kishin mbetur në mandatin e dytë, por ishte Presidentja Vjosa Osmania jo që me një vendim “presidencial” e shkarkoi nga detyra me 14 qershor të këtij viti. Vetëm një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
“Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit të 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së”, ka qenë një nga pikat e arësyetimit për vendimin e shkarkimit që Osmani kishte marrë për Dakën.
Por 5 muaj më vonë, kur misionet ndërkombëtar u rikthyen në Kosovë për të përcjellur fushatën dhe procesin zgjedhor në vend, në raportin e tyre shkruajtën edhe për shkarkimin e Dakës.
Mbështetja e ndërkombëtarëve Dakën e ka bërë të lumtur.
Një ditë pas publikimit të raportit të Misionit të Vëshguesëve të BE-së për procesin zgjedhor në Kosovë, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për medie ku ka treguar qëndrimet e sajë karshi të gjeturave të tyre.
Ky mision kishte komentuar shkarkimin e kryesueses së KQZ-së duke e cilësuar jo ligjor.
“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së së Valdete Daka, është marrë më 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”.
Këtë deklarim, Osmani e ka kundërshtuar.
“Këtë deklaratë preliminare e kundërshtoj konstatimin e njërit nga fusnotat përmes së cilës tentohet ti jepet konotacion plotësisht politik ndërprerja e mandatit në muajin qershor të ish-kryesueses së KQZ-së”.
Ajo ka potencuar se Misioni i Vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë, nuk a kopanecë të flasë për këtë çështje.
“Legjislacioni në fuqi parasheh se presidentja është autoriteti kompetent për të emëruar kryesuesen e KQZ-së, sikurse është edhe për ndërprerje të mandatit të saj’, ka shtuar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria Elbasan konfirmon se personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
-
Blinken dhe Xi takohen, duan ‘partneritet, jo rivalitet’
-
Erdogan do të takojë Biden më 9 maj
-
Zv.kryeministri i Irlandës thotë se politika e Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën është “reagim i gjunjëzuar” ndaj migrimit
Lajmet kryesore
-
Progres – por jo marrëveshje – për dinarin
-
Peleshi në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë
-
Blinken dhe Xi takohen, duan ‘partneritet, jo rivalitet’
-
‘Ditët e Bujqësisë’: Bashkëpunim rajonal me fokus fuqizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural