Lajme

Vaksina AstraZeneca/ Vendimi i EMA-s, paralajmërimet dhe treguesit


Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e gjykoi vaksinën si të sigurt, pas rishikimit të të dhënave që administronte, të cilat u bënë të domosdoshme pas disa raporteve të reja të “efekteve anësore”.

“Përfitimet e vaksinës në mbrojtjen e njerëzve nga Covid tejkalon rreziqet e mundshme”, tha organi rregullator.

Shkaktim tromboze

EMA vlerësoi se vaksina nuk shoqërohet me asnjë rrezik në rritje të ngjarjeve tromboembolike, të cilat, në përgjithësi, ishin 469 (midis provave klinike dhe raporteve pas autorizimit).

Më pak se sa pritej në popullatë, në Itali ka rreth 60 mijë raste në vit, 166 në ditë. Për më tepër, nuk ka asnjë bazë fiziologjike të njohur aktualisht që mund të na lejojë të themi se kjo lloj vaksine është e aftë të shkaktojë mekanizma trombotikë.

Shenjat paralajmëruese në lidhje me këtë patologji

Ftohen të gjithë ata që manifestojnë simptomat e përcaktuara nga EMA t’i drejtohen mjekut në rast të “dhimbjeve në gjoks ose stomak, ënjtje ose ftohje në një krah ose këmbë, dhimbje koke të rëndë ose përkeqësuese ose vizion të paqartë pas vaksinimit, gjakderdhje të vazhdueshme, mavijosje të vogla të shumta, njolla të kuqërremta ose të purpurta ose flluska gjaku nën lëkurë”.

Ndërhyrja në këto raste

Shumë nga simptomat e përshkruara janë jo specifike dhe të zakonshme, reagime normale të vaksinës. Nëse diagnoza konfirmohet, terapia antikoagulante është zakonisht efektive. Çështja është të kuptojmë se kush duhet të hetohet dhe kush jo.

Fatkeqësisht, testet e shpejta të koagulimit nuk janë vërtetuar në këto tromboza të rralla dhe atipike. Nëse një pacient paraqet këto shenja, historiku mjekësor personal dhe familjar i ngjarjeve trombotike do të ndihmonte, por testet e konfirmimit diagnostik janë absolutisht të detyrueshme para fillimit të terapisë.

Rreziku trombotik, më i lartë para vaksinës

Nuk do të ishte e këshillueshme që të administrohet një terapi: nuk dihet ende nëse një profilaksi antikoagulante mund të ulë rrezikun e formës së rrallë të trombozës.

Ajo që dihet, megjithatë, është rreziku i gjakderdhjes i dhënë nga administrimi i ilaçeve të tilla, si heparin. Edhe pse në terma përqindjeje është i ulët, ky rrezik në terma absolutë sigurisht se tejkalon rrezikun e trombozës.

Ka dhjetëra mijëra njerëz që kanë një historik të trombozës ose rrezikut trombotik, duke u dhënë të gjithëve heparinë do të ishte një masë e paekuilibruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore