Lajme

Ushtria e Ukrainës vazhdon të luftojë forcat ruse jashtë Kievit


Ushtria ukrainase thotë se forcat e armatosura janë të angazhuara në luftime në periferi të kryeqytetit Kiev në Dymer dhe Ivankiv, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara ruse kanë avancuar.

Një postim në faqen zyrtare në Facebook të forcave të armatosura të Ukrainës bëri me dije se forcat “vazhdojnë t’i rezistojnë” atyre ruse në veriperëndim të kryeqytetit.

Postimi shtoi se trupat kishin shkatërruar një urë në kufirin e lumit Teteriv për të penguar avancimin e mëtejshëm të forcave ruse.

Ai shtoi se trupat ende po mbanin një fushë ajrore në periferi të qytetit – e cila mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev nëse trupat ruse do ta kapnin atë.

Bombardimet mbi kryeqytet dhe lufta në shumë qytete të tjera, vijon të jetë e fortë.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore