Lajme

“USAID është duke punuar me Kosovën për të forcuar stabilitetin rajonal”, thotë Power pas takimit me Kurtin


Administratorja e USAID, Samanta Power dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Administratorja e USAID, Samanta Power, ka bërë të ditur se të enjten është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.

Takimin e ka bërë të ditur Power përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Mirë të shoh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dje. USAID, është duke punuar me Kosovën për të forcuar stabilitetin rajonal, sigurinë energjetike dhe investimet e sektorit privat”, ka shkruar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Davos të Zvicrës, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror ka njoftuar rreth takimeve të tij dhe bisedat që ka pasur gjatë qëndrimit të tij me personalitete ndërkombëtare.

Më 18 janar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pjesë e panelit në margjinat e forumit të Forumit Ekonomik Botëror me temën, “Diplomacia e Dialogut në Ballkanin Perëndimor”.

Nga fotografitë e publikuara nga vetë Kurti në platformën sociale, X, pjesë e panelit është bërë e ditur se ka qenë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Përveç Vuçiç-it, e pranishëm në këtë panel ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takim në Zvicër në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, kishte zhvilluar edhe Lajçak dhe Vuçiç ku çështja aktuale urgjente ka qenë Marrëveshja Bazë që është arritur në Bruksel, më 27 shkurt dhe tjetra në Ohër, më 18 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore