Lajme

“Uragani Ian”, SHBA i jep Kubës 2 milionë dollarë ndihma


Autoritetet amerikane do të sigurojnë dy milionë dollarë në ndihma emergjente për viktimat e uraganit Ian në Kubë.

Kjo, në përgjigje të një thirrjeje për ndihmë nga qeveria vendase.

Lajmin e ka bërë të ditur Ned Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”.

“Ne qëndrojmë me popullin kuban ndërsa ata punojnë për t’u rikuperuar nga kjo fatkeqësi”, u shpreh fillimisht Price.

Zyrtari amerikan deklaroi se fondi i ndihmës nuk do të kalojë përmes qeverisë kubane.

Washington-i zyrtar do të angazhohet me organizata të pavarura si “Kryqi i Kuq” dhe “Gjysmëhëna e Kuqe” për të lëvruar këto ndihma.

Pjesa më e madhe e ndihmës pritet të shkojë për infrastrukturë humanitare si spitale dhe sisteme të pompimit të ujit.

Kërkesa kubane për ndihmë dhe përgjigja pozitive e SHBA-ve shënon një përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kjo, që nga periudha e administratës Trump.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën, pasi Fidel Castro mori pushtetin në vitin 1959.

Pas marrjes së detyrës, Trump sulmoi vendimet e administratës Obama në lidhje me Kubën.

Trump ka akuzuar Kubën për mbështetje ndaj Maduro-s si dhe për sulme ndaj diplomatëve amerikanë në Havana.

Në të kaluarën Kuba e ka refuzuar ndihmën e SHBA-ve për shkak të ndihmës që ka marrë nga Rusia.

Por lufta ka ndikuar negativisht edhe në marrëdhëniet midis dy shteteve.

Kujtojmë që uragani Ian goditi provincën Pinar del Río të Kubës në anën perëndimore të ishullit.

Kjo, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke përmbytur fushat e duhanit.

Uragania shkatërroi gjithashtu shumë pjesë të rrjetit elektrik, duke shkaktuar ndërprerje energjie në mbarë vendin.

Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike pasuan më pas protesta dhe pakënaqësi si pasojë e uraganit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore