Lajme

URA: Konsultimet për formimin e qeverisë së re kanë filluar


Flamuri i Malit të Zi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Qytetare URA, Mileta Radovaniç, ka deklaruar se tashmë kanë filluar konsultimet paraprake ndërmjet partive të shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

“Tashmë kanë filluar konsultimet paraprake mes partive të shumicës parlamentare, ndërsa në ditët në vijim do të vijojnë bisedimet e para zyrtare”, ka thënë ai.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Qytetare URA, Mileta Radovaniç

“Bisedimet do të zhvillohen me një grup qytetarësh CIVIS, Partinë Popullore Socialiste (SNP), partitë e pakicave, por gjithashtu me përfaqësues të Frontit Demokratik (DF) dhe Malit të Zi Demokratik (DCG),” ka thënë Radovaniç, përcjell Vjesti.

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë kanë votuar mosbesimin e Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç me sugjerim të koalicionit “Zi mbi të bardhë”, ku bën pjesë edhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviq-it dhe partitë opozitare.

Qeveria e udhëhequr nga Krivokapiç ra pas votimit nga 54 deputetë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme ku 43 ishin Për mosbesimin, dhe 11 ishin kundër.

Në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme, deputetët nuk kanë diskutuar për propozimin e Qeverisë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Kuvendi i Malit të Zi

Në seancën e mbajtur të enjten, e paraparë me kërkesë të Zdravko Krivokapiç-it për shkarkimin e Dritan Abazoviq-it nga posti i zëvendëskryeministrit, deputetët nuk e miratuan rendin e ditës, kështu që nuk u diskutua për shkarkimin e Abazoviq-it.

Dritan Abazoviq

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore