Art&dizajn

Urat ikona të qyteteve


Arkitektura është përdorur gjithmonë për të mbushur boshllëqet në mes pengesave fizike, me qëllim që të ofrohet peizazh të lirë.

Disa ura janë bërë ikona të qyteteve për shkak të ndikimit të tyre, kjo si mërit e aftësive inxhinierike. Si ura më e njohur e botës është “Golden Gate Bridge”, e projektuar nga aekitekti Jozef B. Strauss, e ndërtuar mes viteve 1933-1937 ku mori shtatë vjet për t’u ndërtuar. Kjo urë lidhë Oqeanin Paqësor me Gjirin e San Françiskos.

Gjatësia e urës është 2 mijë e 737 m ndërsa lartësia 227 m mbi ujë dhe një gjerësi prej 27 m, kjo urë është përfunduar në prill të 1 mijë e 937 dhe më 27 maj ajo u hap për kalimtarët.

Chengyang Bridge e njohur edhe si Ura e Erës dhe Shiut, është ndërtuar në vitin 1916, dhe është ndër më të njohurat në mesin e urave të erës dhe shiut në Kinë. Ajo është ndërtuar nga materialet prej druri dhe guri pa gozhda apo thumba dhe është më e madhja nga të gjitha urat e erës dhe shiut. Ajo është 64.4 metra e gjatë, 3.4 metra e gjere dhe 10.6 metra e lartë.

Brooklyn Bridge, e përfunduar në vitin 1883, e cila lidhë Manhattan dhe Brooklyn mbi lumin East. Për disa vjet, ishte ura më e gjatë në botë dhe ishtë bërë një pikë e famshme referimi për Nju Jork.

Si-o-se Pol, ura e 33 harqeve është një urë e njohur në qytetin Iranian të Isfahanit. Ajo është renditur si një nga shembujt më të famshëm të dizajnit të urave Safavid, është e autorizuar në 1602 nga Shah Abbas I, ura është ndërtuar prej materialeve më të forta tulla dhe gurë. Ajo është 295 metra e gjatë dhe 13.75 metra ë gjerë. Është thënë se ura është e përberë, fillimisht nga 40 harqe por ky numër gradualisht është reduktuar ne 33.

Ura Millau, është një Rrugë që shtrihet në luginën e lumit pranë Millau Tarn ne Francen jugore. Kjo është ura më e lartë për automjete në botë. Kufiri i shpejtësisë në urë u reduktua nga 130 km në 110 km për shkak të trafikut që është i ngadalësuar.

Ura Toër është një urë që kalon përgjatë lumit Thames, në Londer. Është bërë një simbol ikonik i Londrës dhe emrin e ka marrë pikërisht sepse është afër kullës së Londrës. Ndërtimi ka filluar në 1886 dhe zgjati tetë vjet për tu ndërtuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore