Sport

Union Berlin i afrohet marrëveshjes me Gosens


Robin Gosens (Getty Images)

Një raport nga Italia pretendon se Union Berlin po i afrohet një marrëveshjeje për Robin Gosens.

Pasi u lidh fillimisht me Gosens javën e kaluar, Union Berlin tani duket se po i afrohet një marrëveshjeje për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë.

Sipas gazetarit të njohur italian, Rudy Galetti, Union-i po “ndërmerr hapat e fundit për të arritur një marrëveshje me Inter-in” për reprezentuesin gjerman.

28-vjeçari Gosens thuhet se vlerësohet rreth 15-20 milionë nga skuadra italiane e Serie A.

Lojtari i Kombëtares gjermane u bashkua me zikaltrit në janarin e viti 2022 pas disa sezonesh të shkëlqyera me Atalanta-n. Por, në fushë, ai nuk e justifikoi asnjëherë shumën prej rreth 28 milionë eurosh që Inter-i shpenzoi për të.

Në 58 paraqitje në total me fanellën e Inter-it, Gosens numëron pesë gola dhe një asistim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore