Lajme

Unaza në formë kërpudhe theu rekordin botëror për shumicën e diamanteve të përfshirë


Një kompani bizhuterish me bazë në Indi ka thyer rekordin botëror Guinness për më shumë diamante të vendosur në një unazë.

SWA Diamonds duket se disponon unazën e përsosur me 24 mijë e 679 diamante.

Mësohet se unaza spektakolare është projektuar për të imituar një kërpudhë ngjyrë rozë.

“Kërpudha përfaqëson përjetësinë dhe jetëgjatësinë”, ka treguar Abdul Gafur Anadiyan, drejtori menaxhues i SWA Diamonds.

Struktura e ndërlikuar e unazës u krijua duke derdhur arin e lëngshëm në një kallëp plastik për të formuar 41 petale unike të kërpudhave.

Më pas, çdo petal është zbukuruar me dorë me diamante natyrale.

Kjo unazë e ndritshme peshon 340 gram dhe vlerësohet në 95 mijë e 243 dollarë.

Krijimi i SWA Diamonds i frymëzuar nga kërpudhat ka pothuajse dyfishin e numrit të diamanteve nga rekordi i mëparshëm.

Ka qenë Harshit Bansal që e theu rekordin e mëparshëm në vitin 2020 me një dizajn lulesh të zbukuruar me 12 mijë e 638 diamante.

Një ekip gjeologësh të pavarur e kanë verifikuar unazën dhe rekordi i ri botëror iu dha kompanisë më 5 maj.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore