Shqipëria

Unaza e Madhe, banorët e Laprakës kallëzojnë në SPAK, Kadastrën dhe firmën ‘Salillari’


Banorët e Laprakës mesditën e 25 janarit kanë njoftuar në një prononcim për mediat se kanë depozituar kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme ndaj Kadastrës dhe firmës ndërtuese “Salillari”, për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

Sipas tyre ky projekt parashikon prishjen e objekteve në Laprakë.

Ata theksojnë se kallëzimi në SPAK për Kadastrën ka ardhur për mosveprim dhe veprim me vonese për legalizimin e banesave të cilat janë vonuar 17 vite si dhe për përfitim në tendera të paligjshëm.

“Ne kemi që në 2006-ën që presin të legalizohen banesat. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, thanë banorët për mediat.

Sipas tyre përgjigja e kërkesës së tyre që prej vitit 2005 ka ardhur para  jave.

Ata theksojnë faktin se nuk janë kundër këtij projektit, por para se të ndërmerren operacione duhet pikësëpari të zgjidhen ngërçet e krijuara.

“Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat”.

Ata e mbyllën me një thirrje kundrejt institucioneve.

“I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore