Sport

Ultimatum ndaj Asensio-s për rinovimin e kontratës


Marco Asensio nuk është i bindur nga oferta që Real Madridi i ka paraqitur për të rinovuar kontratën.

Prej verës së kaluar propozimi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye ai ende nuk ka firmosur rinovimin me “Los Blancos” dhe firmosi me Jorge Mendes.

Agjenti ia ka ofruar lojtarin shumë klubeve, por nuk ka arritur të gjejë asgjë që mund ta kënaqë spanjollin, i cili aktualisht fiton 5 milionë euro neto dhe kërkon ngritje rroge si dhe garanci për minutat në fushën e lojës.

Mediat spanjolle raportojnë se Reali i ka vendosur ultimatum lojtarit, duke i kërkuar atij që të japë një përgjigje përfundimtare, në mënyrë që të përgatisë ekipin për vitin e ardhshëm.

Kujtojmë që Asensio është pjesë e Real-it që nga vitit 2016 dhe deri më tani numëron 253 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e bardhë, prej të cilave ka shënuar 52 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore