Financa

Ukraina ka humbur më shumë se 560 miliardë dollarë, për shkak të pushtimit rus


Humbjet totale të Ukrainës nga lufta e Rusisë kanë arritur në 564.9 miliardë dollarë.

Kjo, duke përfshirë viktimat civile, PBB-në dhe investimet.

Lajmi u njoftua nga zëvendëskryeministrja ukrainase, njëkohësisht ministrja e Ekonomisë, Yulia Svyridenko.

Ajo shpjegoi se ka të paktën dy mënyra përllogaritjeje.

Fillimisht është vlerësimi i humbjeve nga shkatërrimi direkt, së dyti bëhet llogaritja e humbjeve nga ndikimi i përgjithshëm i armiqësive.

Pra, të gjitha pasojat, duke përfshirë përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, rritjen e papunësisë, bllokimin e tregtisë, rënien e kërkesës konsumatore etj.

Deri më tani, Ukraina ka humbur më shumë në infrastrukturë – 119 miliardë dollarë.

Pothuajse 8 mijë kilometra rrugë, dhjetëra stacione hekurudhore dhe aeroporte u shkatërruan dhe u dëmtuan.

Ukraina humbi nga PBB-ja e mundshme në vitin 2022 afro 1.12 miliardë dollarë.

Ndërsa, 90.5 miliardë dollarë të tjerë vlerësohen në viktima civile.

Humbjet e ndërmarrjeve dhe organizatave vlerësohen në 80 miliardë dollarë, dhe humbjet e investimeve direkte në ekonominë e Ukrainës – në 54 miliardë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore