Bota

Ujgurët/Gjenocidi “rast i besueshëm”


Sipas një opinioni zyrtar të botuar në Mbretёrinё e Bashkuar, ekziston njё burim shumё i sigurt se qeveria kineze po kryen gjenocid ndaj komunitetin Ujgur.

Opinioni konkludon se gjenden prova të veprimeve tё shtetit që tregojnё qëllimin e shkatërrimit tё pakicës në Kinën veri-perëndimore.

Në mënyrë domethënëse, thotë se ekziston një rast i besueshëm që Presidenti kinez Xi Jinping, është vetë përgjegjës për krimet nё fjalё.

Opinioni arrin në përfundimin se, “ekziston një rast shumë i besueshëm që veprimet e kryera nga qeveria kineze kundër popullit Ujgur në Rajonin Autonom të Xinjiang Uighur, përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocid

Një opinion legal është gjykimi profesional i kontrollit tё cilësisë “QC” një ekspert i pavarur, i cili vlerëson provat dhe ligjin dhe arrin në një përfundim.

Ai nuk ka një status ligjor, si një vendim gjykate, por mund të përdoret si bazë për veprime ligjore.

Ky opinion ёshtё autorizuar, por nuk është investuar nga Rrjeti Global i Veprimit Ligjor, një grup i fushatës për të drejtat e njeriut që përqendrohet në çështjet ligjore ndërkufitare, dhe Kongresi Botëror Ujgur dhe Projekti për të Drejtat e Njeriut Ujgur.

Grave Ujgure u zbatohen masa që i ndalojnë ato të riprodhohen

Dokumenti prej 100 faqesh, i shkruar nga avokatët e vjetër të dhomave tё Essex Court në Londër, duke përfshirë Alison Macdonald QC, ёshtё vlerësimi i parë zyrtar i veprimtarive të Kinës në Xinjian, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ёshtё bazuar në një vlerësim ligjor me mbi gjashtë muaj prova nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare, studiuesit akademikë, organizatat bamirëse dhe media.

Dokumentet përfshinin dëshmi nga të mbijetuarit, imazhe satelitore dhe zbulime të dokumenteve të qeverisë kineze.

Shanset pёr tё provuar njё gjenocid janё tё mёdha. Gjykatës i duhet të vendosë se aktet janë kryer me qëllim të shkatërrimit, plotësisht ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Në detaje të mëdha, opinioni paraqet prova të asaj që e përshkruan si “skllavërim, torturë, përdhunim, sterilizim me forcë dhe përndjekje” të Ujgurëve.

“Ka prova bindëse që të paraburgosurit i nënshtrohen një vargu formash të dëmtimit të rëndë fizik”, shkruhet nё opinion.

“Të paraburgosurit raportojnë se janë ndëshkuar pёrmes goditjeve elektrike, janё detyruar të qëndrojnë në pozicione stresi për një periudhë të zgjatur kohe, janё rrahur, privuar nga ushqimi, prangosur dhe mbuluar sytё”

Po ashtu, e drejta ndёrkombёtare i cilёson si gjenocid masat që synojnë të parandalojnë lindjet brenda një grupi.

Opinioni paraqet prova të sterilizimit masiv të detyruar si pjesë e një plani për kontrollin e popullsisë e ditur nga autoritetet kineze.

Grave Ujgure u zbatohen masa që i ndalojnë ato të riprodhohen

“Ka prova të besueshme se grave Ujgure u zbatohen masa që i ndalojnë ato të riprodhohen, qoftë përkohësisht ose përgjithmonë të tilla si vendosja e pajisjeve kontraceptive intrauterine koncensuale ose heqja e mitrave, si dhe abortet e detyruara”

Gjithashtu kryhet transferimi me forcë i fëmijëve nga një grup në tjetrin, duke sjellё prova tё tjera pёr pёrforcimin e njё gjenocidi.

“Ka prova se fëmijët Ujgurë janë larguar me dhunë nga prindërit e tyre. Kjo përfshin vendosjen e tyre në jetimore kur njëri ose të dy prindërit janë në paraburgim, dhe rregjistrimin e tyre nё mёnyrё tё detyrueshme në shkollat ​​me konvikt”

“Fakti që fëmijët janë të privuar nga mundësia për të praktikuar kulturën e tyre Ujgure duke i’u vendosur ndonjëherë emra tё njё etnie tjetёr, si dhe birësimi nga familjet etnike Han, mbështesin provat se largimi i tyre me forcë po kryhet me synimin për të shkatërruar etninё ujgure”, vazhdon opinioni.

Në mënyrë domethënëse, opinioni thotë se ekziston një burim “i besueshëm” se përgjegjësia personale për gjenocidin është e presidentit Xi dhe dy zyrtarëve të lartë kinezë – Zhu Hailun, zëvendës sekretar i kongresit të popullit të Xinjiang dhe Chen Quanguo, sekretar i partisë në Xinjiang.

Dokumente tё brendshme të Partisë Komuniste dhe prova të tjera tregojnë se Xi kontrollon drejtimin e përgjithshëm të politikës shtetërore në Kinë

Burimi tregon për dokumente tё brendshme të Partisë Komuniste dhe prova të tjera të cilat tregojnë se Xi kontrollon drejtimin e përgjithshëm të politikës shtetërore. Xi gjithashtu, ka bërë një sërë fjalimesh duke inkurajuar trajtimin ndëshkues të Ujgurëve.

Chen dhe Zhu kanë hartuar dhe zbatuar masat që janë kryer në Rajonin Auton Ujgur (XUAR), duke përfshirë ndalimin dhe mbikëqyrjen masive.

“Ne konsiderojmë se ekziston një çështje e besueshme për krime kundër njerëzimit kundër secilit prej këtyre tre individëve”, ёshtё shkruar.

Ai shton se: “Provat e shqyrtuara më sipër sugjerojnë përfshirjen e ngushtë të Xi Jinping, Chen Quanguo dhe Zhu Hailun në fillimin dhe zbatimin e një sërë masash të cilat, të marra së bashku, synojnë shkatërrimin e grupit tё Ujgurëve.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës vazhdimisht ka mohuar akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut kundër Ujgurëve në Xinjiang.

Ambasada kineze në Londër akuzoi forcat anti-kineze në Perëndim për trillime

Ambasada deklaroi se popullsia e ujgurёve nё Xinjiang ёshtё duke u rritur. Sipas saj, të gjitha grupet etnike, gёzojnё të njëjtin status ligjor, liri tё fesë dhe kulturës.”Disa forca anti-kineze në perëndim kanë sajuar dhe shpërndarë informacione të rreme rreth Xinjiang. Ata kanë njollosur imazhin e Kinës dhe kanë shpifur rreth politikave tё Xinjiang.”

“Qëllimi i vërtetë i atyre forcave është të shtypin dhe të përmbajnë zhvillimin e Kinës. Lëvizjet e tyre drejtohen nga një mentalitet i Luftës së Ftohtë, botëkuptimi hegjemonik dhe mendësia e lojës me shumën zero. Mos lejoni kurrë që farsa dhe demonizimi i egër të ketë sukses. Gënjeshtrat mund t’i mashtrojnë njerëzit për një kohë, por nuk mund të fitojnë besimin e botës. Faktet dhe e vërteta përfundimisht do të shkatërrojnë të gjitha gënjeshtrat”, ka shtuar ambasada.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore