Sport

UFC 261: Usman v Masvidal 2, Weili v Namajunes, etj


Presidenti i Kampionatit Kulmor të Luftimit (UFC) Dana White, ka njoftuar të hënën se ndeshjet e edicionit të 261-të të UFC-së, i cili pritet të organizohet në 24 prill 2021, do të zhvillohen për herë të parë gjatë kohës së pandemisë me dyer të hapura. Tifozët nuk do ndjekin më artet marciale mikse vetëm nga shtëpia, por njëlloj si dikur, ata do të shijojnë adrenalinën plot djersë e gjak brenda kafazit oktagonal të UFC-së. A do të mbesë kështu dhe për eventet e tjera?

UFC 261 është e përbërë nga tre evente kryesore, të cilat do të zenë vend në Jacksonville të Shtetit të Florida, SHBA, “VyStar Veteram’s Memorial Arena”.

Revanshi midis kampionit të kategorisë welterweight Kamaru Usman [18 – 1 – 0] dhe Jorge Masvidal [34 – 14 – 0], ze kokën e listës së përballjeve. Xhamaikani Usman dhe meksikano-amerikani Masvidal, janë ndeshur për herë të parë në edicionin e 251-të të UFC-së vitin e kaluar [2020]. Ndeshje e cila ishte mbushur plot spektakël, ngërdheshje dhe provokime tipike të Masvidal-t, si dhe fuqi shpërthyese nga Usman. Usman fitoi atë natë me vendim unanim.

Më pas, kampionia nga Kina e kategorisë strawweight, Zhang Weili [21 – 1 – 0], do të mbrojë pozicionin e saj dominant kundër ish kampiones Rose Namajunes [10 – 4 – 0].

Weili ka qenë pjesë e “Ndeshjes së Vitit” në 2020 kundër ish kampiones nga Polonia Joaana Jedrzejczyk.

Në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, vjen kampionia e titullit të kategorisë flyweight, Valentina Shevchenko kundër një prej sfidanteve më në qendër të vëmendjes në këtë kategori, Jessica Adrade.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore