Sport

UEFA Konferencë Liga dhe Tirana për finalen


UEFA ka inauguruar një kompeticion krejtësisht të ri. Ai do t’u japë mundësi skuadrave nga shtete më të vogla të marrin pjesë në Evropë.

Kompeticioni quhet UEFA Conference League ose Konferencë Liga.

Sot, presidenti Alexandr Ceferin ka prezantuar edhe trofeun për të cilin do të luftojnë skuadrat nga e gjithë Evropa.

Finalja e parë e saj do të luhet më 25 maj 2022, në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshjet e saj do të luhen të enjteve, së bashku me ato të Europa Ligës.

Si funksionon?

184 skuadra do të përfshihen nga fillimi deri në fund, me së paku një skuadër nga secila prej 55 federatave evropiane.

46 klube do të transferohen në Konferencë Ligën në bazë të rezultateve në Champions League dhe Europa League.

Asnjë skuadër nuk do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve, por të gjitha do të luajnë në fazën kualifikuese.

Skuadrat e top-pesë ligave do të luajnë në fazën e fundit, deri sa të tjerat fillojnë më herët.

Faza e grupeve do të jetë e njëjta me Champions Ligën dhe Europa Ligën. Tetë grupe me katër skuadra, pastaj faza knock-out që drejton te finalja e madhe në kryeqytetin e Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore