Aplikacione

Uber-i, do të lejojë stafin të punojë deri në gjysmën e kohës nga kudo


Kompania teknologjike, Uber Technologies Inc, si pjesë e strategjisë së saj për të rivendosur kthimin në zyrë të punonjësve, do t’i lejojë ata të punojnë gjysmën e orëve të tyre nga kudo ku dëshirojnë.

Sipas një personi me njohje mbi këtë çështje, kompania e aplikacioneve të transportit planifikon ta njoftojë këtë lëvizje ditën e martë të 29 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve, Reuters, duke cilësuar se kjo rezulton një nga politikat më fleksibile të ofruara deri më tash nga një kompani e madhe amerikane e teknologjisë.

Për të lehtësuar pandeminë e COVID-19, Uber-i planifikon të njoftojë se ata që punojnë në zyra duhet të kalojnë të paktën 50 për qind të kohës së tyre atje.

Reuters tregon se ndryshe nga shumë kompani të tjera, politika nuk ka të bëjë me të paktën tre ditë në javë në zyrë, ka specifikuar burimi. Në vend të kësaj, punëtorët mund të paraqiten pesë ditë një javë dhe zero javën tjetër.

Qysh nga muaji prill, plani përbën një ndryshim pasi asokohe Uber-i deklaroi se nga muaji shtator “punonjësit mund të punojnë nga shtëpia deri në dy ditë në javë, por me një pritshmëri të qartë se ata gjithashtu mund të vijnë në zyrë tre ditë në javë”.

Sipas burimit, kur punojnë në distancë, punonjësit mund të jenë kudo, përfshirë shtëpinë, me familjen ose destinacione edhe më ekzotike. Ata do të inkurajohen të përpiqen të punojnë larg shtëpisë së tyre për katër javë në vit.

Pritet gjithashtu që kompania të pranojë se do të fillojë lejimin e më shumë punonjësve të punojnë në distancë gjatë gjithë kohës.

Detajet e planit janë bërë të njohura për herë të parë nga raportuesi në internet, Insider, të hënën e 28 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore