Aplikacione

Twitter përballet me padi për mospagesë të pretenduar për shërbimet e zyrës në 4 vende


Twitter-i po përballet me një tjetër padi pasi kompania u akuzua për dështimin për të paguar shërbimet për zyrat në Londër, Dublin, Sydney dhe Singapore.

Kompania e infrastrukturës me bazë në Sidnei, Facilitate, po kërkon një pagesë kolektive mbi 1 milion dollarë australianë për të tre bizneset në pagesat e supozuara të borxhit që datojnë që nga tetori i vitit të kaluar.

Kohë kjo, kur Elon Musk bleu Twitter-in.

Facilitate ofroi instalimin e sensorëve në Londër dhe Dublin dhe një pajisje zyre në Singapore, ndërsa në Australi, Facilitate çaktivizoi zyrën e Twitter-it në Sydney dhe ruajti përkohësisht përmbajtjen e tij.

Kështu rezulton sipas dokumenteve të çështjes të marra nga “The Guardian”.

Kompania pretendon se i detyrohet respektivisht 61 mijë e 318 dollarë australianë.

Çështja është paraqitur në gjykatën e qarkut të Kalifornisë Veriore në fund të qershorit.

Referuar firmës, pasi Musk mori përsipër Twitter-in, kompania e mediave sociale nuk i kundërshtoi faturat, por thjesht nuk i ka paguar ato.

Sakaq, Twitter-i nuk ka paraqitur ende një mbrojtje.

Tashmë kompania është përballur me padi për dështimin e pretenduar për të paguar qiranë e zyrave në të gjithë globin.

Po ashtu ka pasur spekulime se vendimi i kompanisë për të kufizuar përdoruesit që nuk paguanin për shërbimin për të parë vetëm 600 postime në ditë javën e kaluar ishte rezultat i dështimit të Twitter-it për të paguar faturat për shërbimet për të mbajtur faqen në funksionim pa probleme.

Musk thotë se kufiri është parandalimi i grumbullimit të të dhënave.

Si pjesë e pushimeve masive nga puna në Twitter pas marrjes nga Musk në fund të vitit të kaluar, kompania nuk ka më një departament shtypi.

Ndaj dhe kthimet e përgjigjeve nuk duken si opsion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore