Lajme

Turqia ul tensionet me BE-në


Turqia, të enjten nisi një përpjekje të re për të përmirësuar marrëdhëniet e saj të tensionuara me Bashkimin Evropian (BE).

Ministri i Jashtëm i Turqisë vizitoi Brukselin dhe kërkoi të flasë për migracionin dhe një seri bisedimesh të tjera të nivelit të lartë.

Turqia ka statusin e vendit kandidat për më shumë se 15 vite, por kërkesa e saj është akoma në pritje.

Shkak janë bërë tensionet e larta lidhur me rolin e Ankarasë në konfliktet në Siri dhe Libi, në Qipro, që është anëtar  i BE-së dhe në ekspeditën kërkimore në detin Mesdhe.

Nga ana tjetër, BE, mbështetet tek Turqia për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në kufinjtë e saj.

Në 2015, mbi 1 milion refugjatë Sirianë zbarkuan në ishujt grekë. Gjë që e futi BE-në në krizë  politike. Deri tani, blloku prej 27 vendesh i ka paguar miliarda euro Ankarasë, për të mbështetur refugjatët dhe për të ndaluar hyrjen e tyre të pakontrolluar. Deri tani ka funksionuar.

Në një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, tha se ata do të diskutojnë një “deklaratë migrimi” të përbashkët që Turqia po e propozon. Gjithashtu do të përgatitet një konferencë mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor, ku ka pasur përplasje midis anijeve Turke dhe Greke.

“Ne gjithashtu do të trajtojmë çështje të rëndësishme, të tilla si liberalizimi i vizave, modernizimi i Bashkimit Doganor dhe hapa të tjerë konkretë që do të ndërtojnë së bashku të ardhmen e Turqisë me BE-në”, tha Çavusoglu. Theksi ishte tek stimujt e tjerë që BE-ja i ka ofruar Turqisë nëse parandalon emigrantët të futen në Evropë.

Muajin e kaluar, zëdhënësit BE-së thanë se vendet e unionin po planifikojnë të shpenzojë rreth 485 milionë euro gjatë vitit 2020 për të ndihmuar refugjatët që jetojnë në Turqi. Ajo shtoi që ndihmat do të përdoren që t’u përmbushen nevojat e tyre themelore dhe për shkollimin e fëmijëve.

Aktualisht në Turqi ndodhen rreth 4 milionë refugjatë. Rreth 70% e tyre janë gra dhe fëmijë.

Çavusoglu pranoi se 2020 ishte një vit problematik për lidhjet BE-Turqi. Ai tha se është e rëndësishme që “të krijohet një atmosferë pozitive dhe një agjendë pozitive. Por në mënyrë që kjo agjendë të jetë e qëndrueshme duhen bërë hapa konkretë nga të dy palët.”

Borrell vuri në dukje një “përmirësim të fundit në atmosferën e përgjithshme”, duke përfshirë një marrëveshje në zhillim e sipërs Ankarasë dhe Athinës. Ai tha se rritja e lidhjeve BE-Turqi është “me interes të përbashkët strategjik”.

Takimi i tyre kishte për qëllim gjithashtu krijimin e një vizite në Turqi nga zyrtarët e lartë të BE./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore