Lajme

Turqi: Njeriu i “zhdukur” i bashkohet grupit të kërkimit për të kërkuar veten


Një burrë i zhdukur në Turqi u bashkua aksidentalisht me grupin e tij të kërkimit.

Sipas mediave lokale në Turqi kaluan me orë të tëra para se ai të kuptonte që ishte personi, të cilin po kërkonin.

Beyhan Mutlu është personazhi i një situatë komike në provincën e Bursa-s.

Ai kishte pirë me miqtë të martën e 28 shtatorit dhe më pas u end në një pyll të Bursa-s.

Kur ai nuk arriti të kthehej, gruaja dhe miqtë e tij njoftuan autoritetet lokale dhe një grup kërkimi u dërgua.

Mutlu, 50 vjeç, pastaj rastisi me grupin e kërkimit dhe vendosi të bashkohej me ta, raportoi NTV-ja.

Por kur anëtarët e grupit të kërkimit filluan të thërrasin emrin e tij, ai u përgjigj: “Unë jam këtu”.

Ai u mor mënjanë nga një prej punonjësve të shpëtimit për të dhënë një deklaratë.

Policia pastaj e çoi Mutlu-n në shtëpi. Nuk bëhet e qartë nëse qytetari turk është gjobitur nga autoritetet pas incidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore