Aplikacione

Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram


Kompania Meta ka riaktivizuar llogaritë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në platformat Facebook dhe Instagram.

Kështu ka bërë me dije një zëdhënës i kompanisë mbi këtë vendim që ishte bërë i ditur që më parë dhe tanimë është funksional.

Llogaritë e tij ishin pezulluar për një kohë të pacaktuar më shumë se dy vjet më parë, me Trump-in përgjegjës për trazirat e Kongresit të 6 janarit të vitit 2021.

Muajin e kaluar ishte Nick Clegg, presidenti i çështjeve globale në Meta, i cili njoftoi se llogaritë e Trump-it do të riaktivizoheshin së shpejti.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezantoi rrjetin e tij social të quajtur Truth Social, i cili megjithatë nuk u shfaq për publikun e gjerë.

Që kur Trump-i shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, të planifikuara për në vitin 2024, kthimi i tij në mediat kryesore sociale është dukur i pashmangshëm.

Në nëntor, llogaria e tij në Twitter u rivendos me iniciativën e pronarit të ri të platformës Elon Musk.

Por ai ende nuk ka postuar në Twitter dhe nuk ka postuar ende asgjë në Facebook dhe Instagram.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore