Më 14 janar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vendosën disa sanksione ndaj zyrtarëve dhe kompanive kineze. SHBA-ja pretendon se këto kompani se kanë dëmtuar detin e Kinës jugore. Administrata e Trump-it vendosi t`i ndalojë investimet nëntë kompanive të tjera kineze. Këto kompani u shtuan në listën e zezë të kompanive të Pentagonit. Ky vendim vjen disa ditë përpara largimit të Trump-it.
Zyrtarë të lartë të SHBA-së thanë se kufizimet e reja të vendosa ndaj CNOOC-ut nuk do të aplikohen për lëndët djegëse të papërpunuara dhe të rafinuara. Këto sanksione nuk do të aplikohen as për gazin e lëngshëm natyror.
Drejtuesit e ndërmarrjeve shtetërore, zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze, ushtria dhe gjiganti i naftës CNOOC do të përballen me sanksione të reja. Këto kufizime nuk do të aplikohen ndaj sipërmarrjeve të CNOOC-ut që nuk operojnë në detin e Kinës jugore.
Listës së zezë iu shtua kompania aeronautike e Comac-it dhe gjigandi i teknologjisë kineze Xiaomi Corp.
Këto kompani do t’i nënshtrohen sanksioneve të reja për investimet në SHBA. Këto rregulla të reja do të detyrojnë investuesit amerikanë të heqin dorë nga kompanitë e vendosura në listën e zezë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian-i, tha se Kina ka kundërshtuar sanksionet e reja.
“Ky veprim shkon kundër trendit të kohës dhe e rregullave ndërkombëtare të tregtisë ekonomike”, tha ai.
Aksionet në Xiaomi ranë me 10% më 15 janar, kundrejt një rënieje prej 0.4% të Hang Seng. Aksionet e CNOOC-ut ranë me 1.1%.
Kina akuzon Washingtonin se po përpiqet të të destabilizojë rajonin duke dërguar anije luftarake dhe aeroplanë në detin e Kinës jugore.
Pompeo tha se Washington-i po vendoste kufizime të vizave për drejtuesit e ndërmarrjeve shtetërore kineze, për zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze dhe ndaj marinës. Ekipi i tranzicionit të Biden nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar kufizimet.
SHBA-ja ka kundërshtuar prej kohësh pretendimet territoriale të Kinës në detin e Kinës jugore. Kjo është një zonë potencialisht e pasur me burime dhe një rrugë tregtare./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel