Përballje

Trepça shkatërron Vëllaznimin në çerekfinalen e “Final 8”


Çerekfinalja e turneut “Final 8”, që po mbahet në Rahovec, mes Trepçës dhe Vëllaznimit përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 81:56.

Ndeshja e dominuar nga mitrovicasit që nga fillimi, të cilët morën një avantazh prej 20 pikëve në fund të pjesës së parë.

Vëllaznimi fillimisht provuan të rikthejnë rezultatin, por sapo e panë këtë mitrovicasit, e kthyen epërsinë përsëri në 20 pikë.

Kujtojmë se gjysmëfinalja do të luhet këtë të premte.

Më të mirët në anën e mitrovicasve ishin Mikaile Tmusic dhe Andreë Gordon me nga 13 pikë.

Ndërsa te skuadra nga Gjakova, më të mirët ishin Jahi Carson me 18 pikë dhe Damonte Dodd me 11.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore