Jetesë & Stil

Tregjet e 2021-it, me model të viteve ’20


Tregjet informale vazhdojnë të jenë një problem i madh i kryeqytetit.
Ai, i gjendur në zonën e njohur si ish-stacioni i trenit, është ndër më të mëdhenjtë në Tiranë.

Gjithçka mund të gjendet në atë treg: veshje të përdorura, pajisje teknologjike të dala prej kohës, fruta, perime, madje edhe një treg i gjësë së gjallë.

Kushtet higjieno-sanitare të pazarit, të kujtojnë pamjet e rrugicave të dikurshme të Tiranës së viteve ‘20, apo Pazarin e Vjetër të qytetit.

Ndërkohë që Pazari i Ri i kryeqytetit ka sjellë një standard të ri në tregtimin e produkteve ushqimore, vetëm disa minuta larg tij, pamjet tregojnë një realitet tjetër kryeqytetas.

E megjithatë, sërish qytetarët, pavarësisht kushteve, vazhdojnë të blejnë aty, edhe nëse u duhet të përkulen rrëzë tokës, për të futur produktet në qese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore