Lajme

Tre kategoritë e njerëzve që nuk mund ta marrin vaksinën anti-Covid


Nga marrja e vaksinës së Pfizer/BioNTech përjashtohen tre kategori që konsiderohen të paraqesin simptoma negative, ku bëjnë pjesë ata që vuajnë nga alergji serioze, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 14 vjeç.

Programi i vaksinimit kundër koronavirusit ka nisur fillimisht në Britani. Në vijën e parë të marrjes së vaksinës kanë qenë të moshuarit dhe stafi mjekësor ku dy anëtarë të Shërbimit Shëndetësor Britanik patën një reaksion alergjik pas vaksinimit. Të dy punonjësit e kujdesit shëndetësor vuanin nga alergji të rënda  dhe u bënë arsye për përjashtimin e kësaj kategorie nga vaksina anti-COVID.

Bazuar në opinionin e ekspertëve se dozat eksperimentale të përdorura në vaksinat COVID-19 mund të jenë të papërshtatshme për shëndetin e një fëmije në rritje, është vendosur që gratë shtatzëna mos t’i nënshtrohen vaksinës  pasi mund të shfaqë efekte anësore tek ato.

Nuk ka të dhëna fikse për vaksinimin tek adoleshentët dhe kryesisht fëmijët më të vegjël pasi nuk janë përfshirë në studimet klinike. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britani  rekomandon shtyrjen e vaksinës tek fëmijët nën 14 vjeç. Kjo do të ndodhë deri kur të mbarojnë studimet dhe të kenë një informacion më të qartë mbi sigurinë e vaksinave mbi këtë kategori.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore