Shqipëria

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana


Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar pasi po transportonte pesës emigrantë të paligjshëm.

Përkatësisht është arrestuar shtetasi A. S., pasi kundrejt shumës 300 euro për person ka ndihmuar emigrantët e paligjshëm për të kaluar kufirin shqiptar me synim vendet e Bashkimit Evropian.

47-vjeçari u kap në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare, 1 mijë e 500 euro dhe 135 mijë lekë të rinj.

Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore