Shqipëria

Transportonte 12 sirianë, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë


Finalizohet operacioni policor “BYPASS”, ku ka rënë në prangat e policisë, të enjten e 29 korrikut, një shtetas që transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt dëmshpërblimit.

Shtetasi E. Q., banues në Tiranë, u kap në flagrancë nga policia e Vlorës, duke transportuar 12 emigrantë sirianë, drejt qytetit të Tiranës.

42-vjeçari me automjetin tip “Benz”, po ndiqte itinerarin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore