Sport

Transferimi i Diego Costa-s te Rayo Vallecano është afër


Transferimi i Diego Costa-s te Rayo Vallecano është “i afërt” dhe ish-sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelsea mund të prezantohet më vonë këtë javë, sipas Diario AS.

Costa, 33 vjeç, ka qenë pa klub që kur u largua nga Atletico Mineiro në Brazil në janar.

Ai më parë ka luajtur për Rayo si huazim në sezonin 2011-12, duke shënuar 10 gola në 16 paraqitje, dhe tani do të formojë një dyshe sulmuese veterane së bashku me Radamel Falcao.

Costa dhe Falcao luajtën së bashku edhe te Atletico Madrid-i ku të dy kalonin një formë mjaft të mirë.

Rayo Vallecano u radhit në pozitën e 12-të sezonin e kaluar, dhe këtë sezon me Costa-n dhe Falcao-n në sulm, mund të pretendojnë të futen në Conference League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore