Sport

Transferimet e mundshme të kësaj vere


Transferimet e kësaj vere do jenë të “zjarrta” pasi shumë lojtarë të “mëdhenjë” synojnë të bëhen pjesë e skuadrave të ndryshme.

Emërimi i Jose Mourinho si trajner i Romës nga sezoni i ardhshëm mund të nënkuptojë transferimin e mesfushorit 24-vjeçar, Lorenzo Pellegrinit në Liverpool. Mourinho është i interesuar të sjellë lojtarë që ai iu beson, përfshirë mesfushorin 32-vjeçar të Manchester United, Nemanja Matic.

Mourinho po ashtu shpreson të ribashkohet me portierin e Manchester United dhe Spanjës, David de Gea.

Barcelona ka hapur bisedime me sulmuesin 32-vjeçar të Argjentinës, Sergio Aguero, i cili do të largohet nga Manchester City si futbollist i lirë gjatë verës.

Manchester City do të konsiderojë një lëvizje për Bissouma të Malit, pasi është tërhequr nga një luftë e mundshme ofertash për mesfushorin 22-vjeçar, Declan Rice.

Chelsea dhe Inter janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për mesfushorin 31-vjeçar të Bosnjës, Miralem Pjanic, i cili ka hasur në mundësi të kufizuara në Barcelonë, që nga ardhja e tij nga Juventusi verën e kaluar.

Manchester United i është vënë pas edhe sulmuesit të Eintracht Frankfurt, portugezit Andre Silva, i cili do t’i kushtojë atyre 35 milion euro këtë verë.

Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa dëshiron të mbajë mbrojtësin e Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, por nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja e tij, pasi ai u lidh me një lëvizje në Galatasaray.

Chelsea do të shkarkojë mbrojtësit, Marcos Alonso dhe italianin Emerson Palmieri për të grumbulluar fonde për transferime të tjera gjatë verës.

Anësori anglez, Ashley Young, thotë se do të ishte e vështirë ta refuzosh një kthim në klubin e tij të fëmijërisë Watford, nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re me Interin në fund të sezonit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore