Shëndet

Trajtimi i ri me valë goditëse rezulton pozitiv në rigjenerimin e indit të zemrës


Valët e buta goditëse mund të rigjenerojnë indin e zemrës së pacientëve pas operacionit bypass, sugjeron një hulumtim i fundit.

Një studim i 63 njerëzve në Austri zbuloi se atyre që iu dha trajtimi i ri mund të ecnin më tej – dhe zemrat e tyre mund të pomponin më shumë gjak.

“Për herë të parë, ne po shohim rigjenerimin e muskujve të zemrës në një mjedis klinik, i cili mund të ndihmojë miliona njerëz”, tha Johannes Holfeld, nga Universiteti Mjekësor i Innsbruck-ut.

Provat më të mëdha të pajisjes janë planifikuar tani për të provuar të përsërisin rezultatet në një grup më të gjerë pacientësh.

Çdo vit, 18 milionë njerëz në mbarë botën vdesin nga sëmundjet e zemrës ose komplikime të tjera kardiovaskulare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Faktorët e rrezikut përfshijnë presionin e lartë të gjakut dhe një dietë jo të shëndetshme, si dhe përdorimin e duhanit dhe alkoolit.

Nuk ka kurë për atë që është shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global.

Ilaçet dhe trajtimet e tjera mund të ndihmojnë në menaxhimin e sëmundjes dhe zvogëlojnë shanset për një atak në zemër, ku furnizimi me gjak në organ bllokohet papritur.

Në raste të rënda, kirurgët marrin një enë gjaku të shëndetshme nga gjoksi, këmba ose krahu dhe e lidhin atë në zonën e zemrës sipër dhe poshtë arteries së bllokuar – një procedurë e njohur si bypass i zemrës.

Por ky lloj operacioni vetëm mund të ruajë funksionin e zemrës sesa ta përmirësojë atë.

Sakaq, studiuesit në Austri janë përpjekur të rigjenerojnë vetë indin e dëmtuar duke aplikuar valë të buta zanore menjëherë pas operacionit bypass.

Procedura, e cila zgjat rreth 10 minuta, është projektuar për të stimuluar rritjen e enëve të reja rreth zonës së dëmtuar ose të lënduar pas një ataku në zemër.

Një teknikë e ngjashme përdoret tashmë për të trajtuar kushte të tjera si tendinat dhe ligamentet e dëmtuara dhe disfunksionin erektil.

Valët ose impulset me forcë më të lartë përdoren gjithashtu në litotripsi, një procedurë e zakonshme mjekësore për të thyer gurët në veshka.

Gjysma e pacientëve me bypass në studim u trajtuan me valë zanore nën anestezi të përgjithshme, ndërsa të tjerët morën një procedurë të rreme.

Një vit pas operacionit të tyre, sasia e gjakut të oksigjenuar të pompuar nga zemra ishte rritur me 11.3% në grupin e valëve të goditjes dhe 6.3% në grupin e kontrollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore