Shqipëria

Trafikonte heroinë, arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë


Policia kufitare në Shqipëri ka arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin që për rast trafikimi të lëndëve narkotike.

Përkatësisht shtetasi S. Q., 45 vjeç, banues në Fier, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS në Kakavijë, kanë vijuar kontrollin e mjetit që po drejtonte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjell, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore