Shqipëria

Trafikantët ballkanikë, gjithnjë e më të rëndësishëm në tregtinë transatlantike të kokainës


Trafikantët ballkanikë të drogës kanë fituar vazhdimisht ndikim mbi tregtinë transatlantike të kokainës, siç dëshmohet prej informacioneve që rrjedhin nga arrestimet kryesore të fundit.

Më 25 prill, sipas një raporti të ri nga “Balkan Insight”, përcjell Albanian Post, tregohet sesi Darko Sariç, trafikant kokaine serbo-malazez, ishte gjurmuar ngadalë, por me siguri nga forcat policore evropiane përpara arrestimit të tij më 14 prill, së bashku me katër anëtarë të organizatës së tij kriminale.

Arrestimet iu bashkuan një tjetër operacioni të kryer në të njëjtën ditë nga agjentët serbë, kroatë dhe të Europolit kundër një grupi trafiku me bazë kroate të akuzuar në mënyrë të ngjashme për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Të dy grupet janë lidhur në mediat kroate për bashkëpunimin e tyre në trafikun e drogës dhe përfshirjen në tentativën e vrasjes së një trafikanti ballkanik që ndodhi në vitin 2020 në Guayaquil, Ekuador.

Darko Sariç në sallën e gjyqit

Arrestimi i Sariçit ishte në kryetitujt e mediave ballkanike. Për vite, ai drejtoi një nga organizatat më të suksesshme të trafikut të kokainës me bazë jashtë Ballkanit, duke mbikëqyrur një operacion shumë-kontinental.

Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), koka e grupit kriminal ka qenë në arrest shtëpie në Serbi, në pritje të një rigjykimi, pasi dënimi i tij origjinal 20-vjeçar u anulua.

Analiza e krimit

Saga e Darko Sariç është në shumë mënyra emblematike e evolucionit të trafikantëve ballkanikë të kokainës në Amerikën e Jugut: gjurmimi i rritjes së tyre, potenciali për dhunë dhe aftësia për të kryer biznes nga prapa hekurave.

Nga fundi i viteve 2000, rrjeti Sariç kishte nyje në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Kolumbinë, Ekuadorin, Argjentinën, Uruguain dhe Brazilin.

Kontrabanda e kokainës kryhej në bashkëpunim me disa nga grupet më famëkeqe të krimit të rajonit, duke përfshirë Rastrojos të Kolumbisë dhe Komandën e Parë të Kryeqytetit të Brazilit (Primeiro Comando da Capital – PCC). Fitimet e Sariçit nga trafiku i drogës u vlerësuan në 1.2 miliardë dollarë në vit.

Aq i madh ishte ndikimi i Sariçit, saqë ai vendosi skenën për brezin aktual të trafikantëve ballkanikë të kokainës.

Banda kriminale braziliane, Primeiro Comando da Capital

Sipas Sasa Gjordjevic, koordinator në terren për Serbinë dhe Malin e Zi në Global Initiative, shumë kriminelë malazezë e filluan karrierën e tyre duke punuar në varkat e drogës së Sariçit dhe të bashkëkohësve të tij.

“Më vonë, organizata kriminale e Kotorrit në Malin e Zi trashëgoi biznesin e kokainës së Sariçit”, tha Gjorgjeviç për InSight Crime, përcjell Albanian Post.

Pas arrestimit të Sariçit në vitin 2014, mbështetja e tij e shtuar te dhuna do të pasqyronte ndryshimet paralele në sjelljen e rrjeteve ballkanike në Amerikën e Jugut, veçanërisht në portin e Guayaquil të Ekuadorit, ku po vriten kriminelët ballkanikë.

Gjithashtu ai arriti të ruante rrjetin e tij, pavarësisht se po përballej me akuza për trafikim droge.

Bashkëpunëtorët e tij përfshinin kroatin Petar Kosiç – u arrestua së bashku me Sariçin – që ishte dënuar katër vjet për kontrabandë droge në 2011.

Bandat shqiptare në Amerikën Latine

Kokainë – vrasje

Prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Amerikën Latine është e lidhur me një numër vrasjesh të ndodhura aty.

Në media shpesh kanë qarkulluar informacione për vrasjen e kriminelëve me origjinë shqiptarë në Amerikën Latine.

Ergys Dashi, i vrarë në Ekuador

Ata kanë qenë si të dyshuar të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.

Shqiptarët kanë krijuar tashmë një prani në rajonet ku prodhohet kokaina. Në këtë mënyrë, ata janë bërë pjesë e trafikimit të saj.

Fragmentimi i shtuar i peizazhit kriminal në Kolumbi ka nxitur formimin e aleancave të reja midis kriminelëve dhe mundësi të reja për rrjetet kriminale evropiane që të krijojnë kontakte të reja me ofruesit në Amerikën e Jugut.

Numri i shqiptarëve në Ekuador

Zhvillimet në veçanti në Kolumbi mund t’i ketë ndihmuar këto grupe për të siguruar kokainë direkt në burim pa pasur nevojë për ndërmjetësit.

Më parë, ata ishin kryesisht të pranishëm në Evropë, Argjentinë, Brazili dhe Uruguaj.

Në fund të tij, raporti ngre shumë pikëpyetje, pra çështje që ende nuk kanë marrë një zgjidhje.

Ndërsa ekziston njëfarë ndërgjegjësimi për lidhjet globale dhe përdorimin e përfaqësuesve nga organizatat kriminale në rajonet e origjinës së kokainës, shumë aspekte mbeten të paqarta.

E para është qëllimi i pranisë së rrjeteve kriminale në Amerikën e Jugut, pasi bazën e kanë Evropë.

Dhe, e dyta, se cilët janë kryesuesit e rrjeteve kriminale evropiane dhe kush ua mundëson lehtësinë në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore