Sport

Tottenham kthen sytë te Sabitzer


Skuadra londineze nën drejtimin e Jose Mourinho-s, Tottenham, po përgatitet për një merkato të madhe vere.

Gjelat dhe presidenti Daniel Levy kanë bërë të ditur interesin për shumë futbollist, brenda dhe jashtë Premier League-s.

Një ndër ta është edhe 26-vjeçari austriak i Leipzig-ut, Marcel Sabitzer.

Negociatat për rinovim të kontratës kanë shkuar keq mes Sabitzer dhe Leipzig, me futbollistin që do të largohet nga Gjermania këtë verë.

Një zyrtar i Spurs-ave, ka bërë të ditur që klubi është i interesuar për shërbimet e austriakut.

Madje, në muajin janar, presidenti i Tottenham-it ka pasur kontakt me ekipin e ngusht të futbollistit.

Shërbimet e Sabitzer, i ka kërkuar vetë portugezi Jose Mourinho, ashtu siç bëri me danezin Pierre-Emile Hojbjerg verën e kaluar.

Mourinho beson që Sabitzer ka energjinë, fizikun dhe aftësinë teknike që të ketë sukses në Premier League.

Përveç Sabitzer-it, Mourinho ka kërkuar që klubi londinez të ndjekë me vëmendje edhe situatën e Skriniar te Inter-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore