Sport

Top 5 sportistët që arritën shifrën e miliardit


Në disa nga njerëzit më të pasur në botë bëjnë pjesë edhe sportistët.

Janë të pakët njerëzit që kanë mundur të arrijnë numra nëntë shifror, megjithatë pesë sportistë janë pjesë e kësaj liste.

Michael Jordan – të ardhurat gjatë karrierës $1.6 miliardë

Michael Jordan, një nga më të mirët e historisë në basketboll, është miliarderi i vetëm aktual në botën e sportistëve.

Jordan ka ende partneritet me dhjetëra marka që nga viti 1984, duke përfshirë Gatorade, Hanes, MCI, Oakley, Upper Deck, Wheaties dhe shumë të tjera.

Megjithatë mbështetësi i tij më i madh ka qenë gjithmonë Nike.

Marrëveshjen e parë e kishin pesë vjeçare për vetëm 2.5 milion dollarë.  Por, më pas Jordan shpërtheu për Nike dhe tani është marka më e madhe në botën e sportit.

Po ashtu edhe marka Jordan e cila është pjesë e Nike është një nga markat më të përdorura në botën e sportit.

Përveç firmës së “Jordan” atë e ndihmoi edhe blerja e ekipit Charlotte Bobcats që të arrij shifrat miliardëshe. Ai e bleu Charlotte Bobcats, tani të njohura si Charlotte Hornets për vetëm 175 milion dollarë dhe tani kushton mbi 780 milion dollarë.

 

Tiger Woods – të ardhurat gjatë karrierës $1.7 miliardë

Tiger Woods është lojtari më i mirë i gjitha kohërave në sportin e golfit i cili ka fituar 15 trofe gjatë karrierës së tij.

Pas lëndimit në vitin 2014, ai u detyrua që të humb 4 vjet në sportin që ai dashuron.

Sidoqoftë, në 2019 fiton edhe një trofe, i cili është trofeu i tij i 15 në karrierë.

Edhe pas lëndimit sponsorët e shihnin si vlerë partneritetin me Woods.

TaylorMade, Bridgestone dhe Monster Energy ishin kompanitë që i besuan edhe pas lëndimit, dhe njëkohësisht e ndihmuan të mbërrinin edhe shifrën miliardëshe.

 

Arnold Palmer- të ardhurat gjatë karrierës 1.4 miliardë

Palmer i cili vdiq në shtator 2016, ishte lojtar golfi, dhe pasuria e tij vazhdon të shtohej sepse ka mbi qindra dyqane në Azi që ende shesin veshje të firmës Arnold Palmer.

Ai ka pasur marrëveshje me 39 dyqane. Partneriteti midis themeluesit të IMG Mark McCormack dhe klientit të tij të parë, Palmer, revolucionarizoi marketingun sportiv.

 

Jack Nicklaus – të ardhurat gjatë karrierës: $1.2 miliard

Jack Nicklaus, i cili po ashtu ishte lojtar golfi ishte një ndër lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti.

Ai ka fituar 18 trofe, më së shumti në historinë e golfit. Përveç suksesit të tij në golf, ai gjatë jetës së tij kishte arritur deri në shumën e 1.2 miliardë dollarëve.

Megjithatë, golfi nuk ishte gjëja e vetme e cila e bëri atë të arrinte atë shumë.

Kompanitë Nicklaus merren me dizajnin e fushave të golfit dhe deri tani kjo kompani ka dizajnuar mbi 420 staza të golfit.

Përveç dizajnit, Kompania Nicklaus përfshin pasuri të paluajtshme, verë, akademi golfi dhe më shumë të tjera.

 

 

Schumaher  të ardhurat gjatë karrierës: $1 miliard

Ikona e Formula 1, Michael Schumacher, ishte sportisti i parë që preku shumën e miliardit.

Ai po ashtu dominoi edhe sportin e formula 1 ku arriti të grumbullojë plotësisht 7 tituj nga garat.

Fatkeqësia për botën e sportit ndodhi, në 2013 kur Schumaher pati një aksident gjatë skijimit në Alpe dhe fut në koma.

Ai nuk është zgjuar që atëherë, dhe është një nga vetëm gjashtë atletë që kryeson listën e atletëve më të paguar që nga viti 1990.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore