Boks

Top 10 boksierët me grushtin më të shtrenjtë


Sipas BonusFinder, boskieri i cili ka fituar më shumë për grusht, nuk ështe Floy Mayweather edhe pse legjenda e boksit është boksieri më i pasur deri më sot. Jo vetëm kaq por, Mayweather renditet si një ndër sportistët më të pasur i të gjithë kohërave.

Të dhënat e përftuara nga BoxRec për të matur shifrën ekzakte të çdo boksieri me famë dhe pasuri, tregojnë se Conor McGregor fitoi mbi 65 milionë pound në super-ndeshjen kundër Mayweather, i cili u tërhoq përfundimisht nga boksi në 2017 me rekordin 50 – 0.

Ylli i kafazit oktakgonal të UFC-së [Conor McGregor] arriti të qëllojë 111 herë nga 430 grushta të lëshuar gjatë gjithë ndeshjes me Mayweather.

Sa i përket 43 vjeçarit Floyd “Money” Mayweather (siç tregon paraprakisht edhe nofka e tij; në shqip përkthehet ‘para’), ai ka mbledhur plot 622 milionë e 930 mijë pound gjatë gjithë karreirës së tij legjendare.

Lista e top 10 boksierëve që kanë fituar më shumë për grusht, renditen më poshtë:

 

10. Sugar Ray Leonard (SHBA)

Shuma totale e karrierës: 20,790,000 pound

Grushta: 688

Grushta në shenjë: 267

Shuma për grusht: 77,865 pound

9. Canelo Alvarez (Meksikë)

Shuma totale e karreirës: 40,040,000 pound

Grushta: 1,376

Grushta në shenjë: 419

Shuma për grusht: 95,561 pound

8. Ricky Hatton (Angli)

Shuma totale e karrierës: 7,700,000

Grushta: 372

Grushta në shenjë: 63

Shuma për grusht: 122,222 pound

7. Manny Pacquiao (Filipine)

Shuma totale e karrierës: 204,820,000 pound

Grushta: 4,424

Grushta në shenjë: 1,609

Shuma e fituar për grusht: 127,296 pound

6. Oscar De La Hoya (Meksikë)

Shuma totale e karrierës: 56,210,000 pound

Grushta: 1,235

Grushta në shenjë: 375

Shuma për grusht: 149,893 pound

5. Wladimir Klitschko (Ukrainë)

Shuma totale e karrierës: 15,400,000 pound

Grushta: 256

Grushta në shenjë: 94

Shuma për grusht: 163,830 pound

4. Anthony Joshua (Angli)

Shuma totale e karrierës: 77,385,000 pound

Grushta: 1,111

Grushta në shenjë: 353

Shuma për grusht: 219,221 pound

3. Mike Tyson (SHBA)

Shuma totale e karreirës: 13,475,000 pound

Grushta: 211

Grushta në shenjë: 49

Shuma për grusht: 275,000 pound

2. Floyd Mayweather (SHBA)

Shuma totale e karrierës: 622,930,000 pound

Grushta: 4,402

Grushta në shenjë: 1,831

Shuma për grusht: 340,213 pound

1. Conor McGregor (Irlandë)

Shuma totale e karrierës: 65,450,000 pound

Grushta: 430

Grushta në shenjë: 111

Shuma për grusht: 589,640 pound

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore