Tokyo 2020

Tokio 2020, Ashram bën historinë për Izraelin në gjimnastikën ritmike


Izraelitja, Linoy Ashram ka arritur të triumfojë në gjimnastikën ritmike individuale për femra në Tokio 2020.

Ashram e përfundoi garimin e saj duke grumbulluar 107.800 pikë. Pas saj dolën Dina Averina e Rusisë me 107.650 pikë dhe Alina Harnasko e Bjellorusisë me 102.700 pikë.

Kjo është medalja e parë për Izraelin në ngjarjen e gjimnastikës artistike dhe është e artë.

Gjithashtu, kjo është hera e parë që një sportiste nga ish-Bashkimi Sovjetik nuk del në krye të podiumit, duke hequr dy rastet e mëparëshme ku Lojërat janë bojkotuar në 1984 dhe 1996.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore