Sport

Tjetër skandal i Luis Rubiales del në dritë


Luis Rubiales (Irina R Hipolito/Shutterstock)

Nuk ka mjaftuar dorëheqja në fillim të javës pas skandalit të puthjes së futbollistes Jenni Hermoso. Ish-numri një i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është sërish në qendër të një cikloni që po përfshin edhe Barcelona-n, Gerard Pique-n dhe çështjen e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “El Mundo”, Rubiales kishte bërë shumë përpjekje për të bindur Barçën që të luante Superkupën në vendin saudit me ish-mbrojtësin e tyre, Pique, i cili kishte për detyrë të sponsorizonte lëvizjen në Arabinë Saudite, duke nënvizuar avantazhet e mëdha të katër klubeve të përfshira: Barça, Real Madrid, Valencia dhe Atletico Madrid.

Por skandali lind nga komisionet që ish-kreu i futbollit spanjoll i garantoi Pique-s pasi klubi katalanas kishte rënë dakord të luante turneun në Arabi, me formulën “Final Four”.

Rubiales i kishte premtuar Barcelona-s një fitim deri në 8 milionë euro, siç mund të shihet nga një bisedë me shkrim, që daton në 14 shtator 2019, mes tij dhe drejtorit ekzekutiv të atëhershëm të klubit, Oscar Grau.

“Shpresoj se do të jeni të lumtur të garantoni mes 6.8 dhe 8 milionë (euro) për klubin tuaj”, shkruante Rubiales.

Pasi u bind, Grau iu përgjigj Rubiales-it: “Dua të të përgëzoj për ndryshimin e formatit (ai kaloi nga një finale e vetme në një ‘Final Four’) pasi është pozitive për promovimin e futbollit spanjoll, për përhapjen e tij dhe, gjithashtu, të favorshme për klubet pjesëmarrëse. Jemi në pritje të detajeve në të ardhmen për të planifikuar mirë aktivitetin dhe presim projektkontratën për ta shqyrtuar dhe proceduar me nënshkrimin”.

Por plani i Rubiales nuk do të kishte përfunduar në këtë pikë, duke qenë se numri një i atëhershëm i federatës spanjolle të futbollit, sërish sipas mesazheve që kishte parë direkt gazeta “El Mundo”, do të kishte bërë një pakt me Pique-n për një komision të 24 milionë euro të cilat padyshim duheshin mbajtur të fshehura nga katër klubet pjesëmarrëse. Një kompensim i lidhur me “suksesin” e mbrojtësit për të bindur klubin e tij për të pranuar ofertën saudite.

Pique përfundon nën hetimin e Anti-korrupsionit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore