Tokyo 2020

Tjetër rast pozitiv me COVID-19 në fshatin olimpik


Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga fillimi i Olimpiadës “Tokyo 2020”, rastet me COVID-19 sa vijnë e shtohen.

E fundit, pozitive ka rezultuar një gjimnaste e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe disa pjesëtarë të skuadrës janë identifikuar si kontakt i afërt.

Gjimnastja, e cila nuk ka shfaqur asnjë simptomë, ka rezultuar pozitive në qëndrën stërvitore të ekipit në qytetin e Inzai-t.

Të dy atletet janë transferuar tani në një hotel për t’u karantinuar, me pjesën tjetër të skuadrës që është drejtuar përsëri në fshatin olimpik.

Komiteti Olimpik i SHBA-ve tha që sportistja ka një rezerviste, në rast se nuk teston negative në ditët në vijim.

“Shëndëti dhe siguria për atletët, trajnerët dhe stafin tonë është prioriteti ynë kryesor”, shkruajnë ata.

“Mund të konfirmojmë që njëra nga atletet e ekipit të gjimnastëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19”.

“Në shenjë respekti për privatësinë e sportistes, nuk mund të japim më shumë informata për momentin”, shkruajnë.

Gjimnastja Simone Biles, 24-vjeçare, është pjesë e skuadrës së SHBA-ve që merrë pjesë në “Tokyo 2020”.

Biles ka nevojë vetëm për edhe katër medalje për të kaluar rekordin e Vitaly Scherbo-s me 33 medalje.

Të hënën, në rrjetet sociale, Biles publikoi një foto nga brenda fshatit olimpik.

Kjo nxit dyshime që më shumë raste COVID-19 mund të ketë brenda skuadrës së gjimnastëve të SHBA-së.

Testet do të kryhen të enjten dhe në rast se shfaqen më shumë raste, Komiteti Olimpik mund të vendosë për eliminimin e skuadrës së gjimastëve të SHBA-ve nga “Tokyo 2020”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore