Sport

Tirana zyrtarizon Seferin


Klubi i Tiranës, pasi zgjidhi mosmarrëveshjet me FIFA-n për bllokimin e merkatos, ka bërë menjëherë zyrtarzimin e afrimit të parë këtë merkato. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares  shqiptare, Taulant Seferin. Seferi vjen si huazim i thjeshtë nga zvicerianët e Young Boys-it, deri në përfundimin e këtij sezoni.

Seferi është prezantuar në “Selman Stërmasi” dhe ditën e sotme pritet të dalë në stërvitjen e parë me grupin, nën urdhërat e Nevil Dedes.

Futbollisti nga Kumanova, karrierën e ka zhvilluar përgjithësisht në Zvicër. Në total në karrier, numëron 134 ndeshje, ku ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar tetë asiste.

Me Kombëtaren Seferi ka qenë disa herë i grumbulluar, duke u aktivizuar në pesë ndeshje, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë, më herët, Seferi ka qenë pjesë e Shqiperisë U21, ka luajtur një ndeshje për Kombëtaren maqedonase, si dhe pjesë e ekipeve të moshave të Maqedonisë së Veriut, U17, U18, U19 dhe U21./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore