Sport

Tirana ‘shkund’ Dinamon me poker


Tirana ka arritur të marrë fitoren e radhës në Abissnet Superiore. Përballë kishte Dinamon, në një ndeshje derbi.

Bardheblutë dhe Dinamo u ndeshën për javën e tetë të Superiores. Katër gola shënoi Tirana në portën e dinamovitëve, ndërsa e mbajti të paprekur portën e saj.

Vetëm tre ditë më parë, Dinamo fitoi me shifrat 2-0 përballë Tiranës në Kupën e Shqipërisë.

Goli i parë i Tiranës ishte si rezultat i një autogoli nga ana e ishit të kësaj sfide, Lancinet Sidibe-s. Mesfushori nga Guinea shënoi në portën e tij në minutën e 41.

Në pjesën e dytë edhën dhe tre golat e tjerë për bardheblutë. Redon Xhixha shënoi dopietë, përkatësisht në minutat 56 dhe 61. Për të vulosur shifrat përfundimtare në 4-0 mendoi Engjell Hoti. Shqiptari i lindur në Stutgart shënoi në të 82 minutë.

Tirana merr tri pikët e radhës në Superiore dhe ruan kryesimin e kampiontatit. Pas tetë javëve të luajtura, bardheblutë kanë grumbulluar 20 pikë. Dinamo mbetet në kuotën e nëntë pikëve dhe në vendin e gjashtë.

Më herët, Skënderbeu mundi në shifrat 2-1 Kukësin. Ndeshjet e mbetura do të luhen të dielën dhe të hënën. Përkatësisht, të dielën Laçi përballet me Teutën dhe Kastrioti pret Partizanin. Të hënën, në Rrogozhinë Egnatia do të përballet me Vllazninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore