Sport

Tifozët në stadiume, Serie A kërcënon me bojkot


Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Liga e Serie A i kanë dërguar letër zyrtare Komitetit Teknik Shkencor për t’i kërkuar zyrtarisht të zhbëjë rregullin e distancimit social. Rregulli është që njerëzit duhet të kenë minimumi 1 metër nga njëri-tjeteri, por në stadiumi ky rregull është 75 centimetër.

Gazeta italiane “La Repubblica” është pikërisht ky rregull që pengon klubet të rihapin stadiumet e tyre deri në masën 50%.

Nga klubet italiane në bazë të rregullit aktual, Juventus-i është skuadra e vetme që nuk do të kishte probleme të distancimit dhe “Allianz Stadium” do të mirëpriste tifozë në masën 50% të kapacitetit të tij.

Klubet tanimë kanë kërkuar që personat e pajisur me Green Pass të jenë të vetmit që do të hyjnë në stadiume, por nërkohë të hiqet rregulli i distancimit, si dhe të hapen të gjitha, si restorantet dhe panairet, pa kufizim kapaciteti.

Po sipas raportimeve nga “La Repubblica” disa presidentë të klubeve të Serie A në asamblenë e fundit thanë se “më 22 gusht nuk do të fillojmë kampionatin”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret të hënën e ardhshme, në mbledhjen tjetër, pasi klubet duan të mësojnë se sa tifozë do të lejohen dhe se sa bileta parasezonale mund të nxjerrin në treg.

Futbolli ka gati një vit e gjysmë pa spektatorë në shkallët e stadiumeve dhe për klubet goditja ekonomike nga mos shitja e biletave ka qenë tepër e rëndë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore