Sport

Tifozët e Prishtinës sulmojnë basketbollistët e Pejës (VIDEO)


Një incident ka ndodhur në ndeshjen e javës së parë të basketbollit në Kosovë në ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Kur kishin mbetur edhe pak sekonda, Rodney Purvis nguliti topin në kosh për rezultatin 76:70 në të mirë të Pejës dhe ky moment solli zemërim te tifozët vendas, e veçmas te njëri.

Një tifoz i Prishtinës hyri në parket dhe iu vërsul Purvis-it, duke u munduar ta sulmonte.

Pas kësaj kishte edhe të tjerë shikues që kanë tentuar të hyjnë në parket, por që janë ndalur nga zyrtarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore