Kulturë

Thurje, spiun, thurje


Gjatë Luftës së Parë Botërore, një gjyshe në Belgjikë thurte në dritaren e saj, ndërsa shihte trenat që kalonin.

Treni përshkonte hekurudhën dhe ajo bënte një gungë me thurje në pëlhurë me dy gjilpërat e saj.

Një tjetër tren kalonte dhe ajo hiqte një pullë nga pëlhura, duke bërë një vrimë me dashje.

Më vonë, ajo do të rrezikonte jetën e saj duke ia dorëzuar pëlhurën një ushtari.

Ky i fundit ishte një spiun në rezistencën belge, që ishte angazhuar kundër uzurpatorëve gjermanë.

Pavarësisht nëse gratë thurnin kode në pëlhurë ose përdornin stereotipet e thurjes së grave si fshehje, ekziston një histori midis thurjes dhe spiunazhit.

Gjatë kohës së luftës, ku kishte thurje, shpesh kishte spiunë. Një palë sy, që shihnin midis ndërthurjes së dy gjilpërave.

Lufta e Dytë Botërore

Kur përdoreshin thurjet për të koduar mesazhet, ai vinte në një formë steganografie, një mënyrë për të fshehur një mesazh fizikisht.

Duke bërë një kombinim specifik të thurjeve dhe gajtanëve në një model të paracaktuar, spiunët mund të kalonin një copë pëlhure të personalizuar dhe të lexonin mesazhin sekret.

Phyllis Latour Doyle, agjente sekrete për Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i kaloi vitet e luftës duke i dhënë informacione britanikëve.

Kjo, përmes thurjes si fshehje. Ajo u parashutua në Normandinë e pushtuar në vitin 1944.

Teksa bisedonte me ushtarët gjermanë nën pretendimin se ishte e dobishme – ajo do t’i kthehej çantës së saj të thurjes.

Duke përdorur fijen e mëndafshit, ajo e mbushte pëlhurën me mesazhe sekrete ndërsa ngrinte nyjet.

“Kodet e mia ishin në një copë mëndafshi – kisha rreth 2 mijë që mund t’i përdorja”, do të pohonte ajo për News Zealand Army News në vitin 2009.

Fshehja

Një model thurjeje, për jo-thurësit, mund të duket i padeshifrueshëm dhe nuk përngjan me një kod sekret në fillim.

Kjo mund të shkaktojë paranojë rreth asaj që mund të nënkuptojnë modelet e thurjes.

Lucy Adlington, në librin e saj “Stitches in Time” (Qepjet në Kohë), shkruante për një artikull që u shfaq në UK Pearson’s Magazine në tetor të 1918-ës.

“Kur autoritetet gjermane kapën një pulovër të tillë, ata gjetën fillin e leshit të pikëzuar me shumë nyje. Duke shënuar kornizën vertikale të derës me shkronjat e alfabetit, të vendosura larg njëra-tjetrës, nyjet mund të deshifroheshin si fjalë duke matur fijen përgjatë këtij alfabeti dhe duke shënuar se cilat shkronja preknin nyjet”, shkruante Adlington.

Në shumë raste, thjesht të qenit thurëse mjaftonte si fshehje për të mbledhur informacion.

Kjo traditë vazhdoi për dekada gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përsëri në Belgjikë, rezistenca punësoi gra të moshuara pranë oborreve të trenave për të shtuar thurjet e tyre të koduara.

Traditë thurjeje 

Thurja e përdorur nga Rezistenca belge gjatë Luftës së Dytë Botërore përfshinte një qepje, e cila formonte një vrimë, për një lloj treni që kalonte.

Elizabeth Bently ishte një amerikane që spiunoi për Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë u bë informatore e Shteteve të Bashkuara.

Spiunet femra gjatë Luftës Revolucionare Amerikane përdorën gjithashtu stereotipin “gratë e vjetra gjithmonë thurin” në avantazhin e tyre.

Thurja, spiunimi dhe mesazhet sekrete shkonin shpeshherë dorë për dore.

Aq sa thurjet anembanë botës kishin gjetur mënyra sesi dikush mund të krijojë kodet e tij sekrete të thurjes.

Mundësitë janë kaq të pafundme, saqë mund duhet të mësosh të thurësh për ta provuar.

Për më tepër, nëse kaloni kodin e thurur, do t’i bashkoheni një tradite të gjatë të spiunëve që nga koha e prodhimit të tekstileve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore